45 mijë njerëz ishin në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan, pritën tri orë për tymin e zi

Pas një pritjeje të gjatë, tym i zi doli nga oxhaku i Kapelës Sistine këtë mbrëmje, që do të thotë se kardinalët nuk kanë qenë në gjendje të zgjedhin një papë të ri.
Sheshi i Shën Pjetrit – ku u mblodhën 45,000 njerëz sonte, sipas Vatikanit – u zbraz brenda pak minutash pasi pritën tre orë tymin e zi që doli nga oxhaku, me shumë njerëz që u dyndën drejt e në restorantet në rrugët përreth për një darkë të vonë pas një pritjeje të gjatë, shkruan BBC.
Për shkak të sekretit të procesit, ekspertët kanë theksuar se mund të mos e dimë kurrë se çfarë e shkaktoi vonesën dhe padyshim që nuk do ta dimë deri pas përfundimit të konklavit.
Por mungesa e një Pape të ri do të thotë që kardinalët do të kthehen nesër në Kapelën Sistine me dyer të mbyllura për raunde të tjera votimi.
Komente